Rep-artisti i njohur shqiptar Azet, para disa kohësh kishte paralajmëruar se së shpejti do i sjellë fansat e tij në Kosovë.
Këtë paralajmërim artisti e pati bërë në një postim në Instagram, dhe sipas postimeve të fundit duket se artisti ka mbajtur premtimin.
Ai gjatë ditës së djeshme ka sjellë fansat në Kosovë me një aeroplan privat.
‘Ne do të udhëtojmë në të gjithë Kosovën në ditët e ardhshme dhe dëshirojmë t’ju shohim’, shkroi ai në një InstaStory.
Theksojmë se Azet është aktiv me koncerte e mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit.