Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se gjendja e punëtorëve të sektorit privat po përkeqësohet.
“Kemi gjetur disa elemente. Gjendja tepër e rëndë është, ajo e cila edhe në kushte normale ka qenë kështu. Largimi i punëtorëve nga kompanitë dhe zvogëlimi i orarit, po zvogëlohet paga e tyre. Mbarimi i punëve sezonale i atyre në ndërtimtari gjithashtu e rëndon shumë situatën. Covid-19 ka prekur një pjesë të madhe të sektorit privat mbi 70 % të punëtorëve teknik dhe sigurimit janë të infektuar”, tha Azemi.
Azemi madje ka kritikuar për këtë institucionet e Kosovës.
“Të gjitha institucionet nuk kanë bërë asgjë për këta punëtorë. Kemi pasur raste kur pronarët e kompanive kur kanë qenë të infektuar pronarët s’i kanë lejuar t’i bëjnë analizat. Por kemi raste edhe punëtorëve u ka rënë të fikët e pronarët nuk i kanë bart deri në emergjencë. Thuhet se pakoja emergjente i është dedikuar punëtorëve por më shumë se 80 për qind e pakos në kuletën e pronarëve”, ka thënë tutje Azemi./FrontOnline/