×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi: Qeveria t’i kërkojë falje punëtorëve teknikë për ndarjen që e kanë bërë

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Kryetari i sindikatave të pavarura të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme kanë organizuar një protestë, për të kundërshtuar mospërfshirjen e punëtorëve teknikë në listat e pagave shtesë nga Qeveria.

    “Shtytja kryesore pse nesër do të protestojmë është mos-futja në listën e pagave për stimulim të punëtorëve, meqë Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që stafin mjekësor ta paguajnë me nga  300 euro shtesë në muajt në vijim, atëherë në bazë të analizave që i kemi bërë, e shohim që me pacientët e njëjtë kanë kontakte direkte edhe punëtorët teknikë. Madje gati më tepër i kemi të rrezikuar punëtorët teknikë se sa mjekët”.

    “E themi se për mjekët është shumë pak edhe ky stimulim që i kanë dhënë, por ne kemi kërkuar nga organet tona që nëse do të ketë ndonjë masë ose efekt se pse punëtorët e sektorit privat, gjegjësisht punëtorët teknikë të spitaleve, të QMF-ve dhe të ambulantave nuk janë të barabartë me mjekët”.

    “Nëse është në aspekt profesional, atëherë e kemi thënë që ata janë më të ngritur, por jeta e një njeriu, qoftë mjek ose punëtor teknik është e barabartë, andaj përpos asaj që ne duhet të futemi në listë, mendojmë se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria duhet t’i kërkojë falje punëtorëve teknikë për këtë ndarje që e kanë bërë”.

    “Kemi bërë një organizim të mirë që nesër të bëhet një protestë e cila pacientët nuk do t’i dëmtojë shumë. Një orë nuk do të japim shërbime, por efekti është që t’i vetëdijesojë njerëzit”.

    “Kërkojmë që të futemi në këto lista, duam që të jemi të barabartë, ose në të kundërtën le të na e argumentojnë që pse ne nuk jemi të barabartë me personelin mjekësor”, ka deklaruar Azemi në një intervistë për Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.