Kryetari i degës së LDK-së, Visar Azemi tha se Qeveria po falsifikon dokumente e raporte zyrtare, duke iu referuar korrigjimit të raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për shpenzimet e nivelit qendror për karburant të veturave.
“Përveç propagandës së vazhdueshme të kësaj qeverie, tashmë kemi edhe falsifikim të dokumenteve e raporteve zyrtare”, shkroi ai në një postim në Facebook. “Kjo dëshmohet edhe me raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit”.
Azemi kërkoi hetim nga Prokuroria.
“Prokuroria duhet të ndërhyjë menjëherë për të hetuar falsifikimin e raporteve zyrtare”.