Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, për FrontOnline, thotë se në Kosovë ka punëtor që punon 300 orë në muaj.
‘’Kemi punëtor që punon 300 orë brenda muajit e nuk ka ndodhë asgjë’’ thotë ai.
Azemi, potencon se premtimi i Kurtit për të bërë 400 inspektorë në vend, është një premtim në mes të thënës dhe të bërës.
‘’Ky premtim është në mes të thënës dhe të bërës. Ka premtuar se do i bëjë 400 inspektorë, por deri më tani i kemi 62 inspektor të punës, sepse kemi pasur 28 dhe është shtuar një numër prej 36 inspektorësh’’ thotë ai për Front Online.
Azemi, potencon se as me Qeverinë Kurti nuk po shohin ndryshim sa i përket respektimit të punëtorëve.
‘’Nuk po shohim ndryshim dhe këta inspektor që janë marr po dukën pa përvojë dhe definitivisht e kam thënë se as Qeveritë e kaluara as kjo Qeveri nuk ka bërë lëvizjen më të vogël se do të përmirësohen kushtet e sektorit privat’’ u shpreh ai. /FrontOnline/
E premtoi, nuk e bëri, dështoi! Albin, ku mbetën 400 inspektorët e punës?