Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka bërë të ditur se e kanë fituar kontekstin në Inspektoratin e Punës ndaj Parlamentit te Kosovës dhe kompanisë “Schafberger Jr. GmbH” në rastin e grevës së punëtoreve teknike të parlamentit.
Në një postim në Facebook, ai thotë se sipas raportit zyrtar të publikuar nga Inspektorati i Punës thuhet se të drejtë kanë punëtorët teknikë.
“Raporti zyrtar i Inspektoratit të Punës e bën fajtor për rastin e cekur tërësisht kompaninë e kjo ka qenë në vi me Kuvendin”.
“Inspektorati i propozon kompanisë që të gjitha punëtorët t’i kthej aty ku kanë qenë brenda tri ditëve”, ka thënë Azemi.