Kryetari i degës së LDK-së, Visar Azemi ka njoftuar se Agisa dhe Agron Gashi, dy arkitektë të njohur, janë bashkuar me LDK-në.
Të dy kanë një përvojë të shkëlqyer në projekte të rëndësishme në Shqipëri, Kroaci, dhe Zvicër.
Azemi tha se ky vendim është një dëshmi e besimit të qytetarëve të Ferizajit në vizionin e LDK-së për një të ardhme më të ndritur.
Ai theksoi angazhimin për të ndërtuar një Ferizaj modern dhe të zhvilluar, ku çdo qytetar ndjehet pjesë e një ndryshimi pozitiv.