×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi: Një seancë që do të duhej të ishte solemne, u shndërrua në një pazar të ulët politik

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës , Visar Azemi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar seancën e sotme si një “pazar të ulët politik” dhe një dëshmi të kapjes së shtetit.

    “Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje e shtetit,” deklaroi Azemi, duke akuzuar Vetëvendosjen për manipulim të procesit parlamentar dhe përpjekje për të siguruar shumicën përmes metodave të pandershme.

    Reagim i plotë:

    Kjo nuk është demokraci. Kjo është kapje e shtetit.

    Një seancë që do të duhej të ishte solemne, u shndërrua në një pazar të ulët politik. Madje u dëshmua që presin edhe votat e Listës Serbe.

    Kuvendi nuk është pronë private e një partie politike, e as një arenë për pazar me mandate.

    Partia që për 4 vjet nuk bëri asgjë, tentoi të bënte numrat me biseda telefonike.

    U pa hapur si deputetë e ministra në detyrë, pa integritet fare, tentuan të blejnë vota në fillim të seancës.

    Populli e ka kuptuar lojën tuaj dhe nuk do t’jua falë kurrë këtë tradhti ndaj demokracisë!

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri është deklaruar për FrontOnline lidhur me mos  shtrenjtimin e rrymës ne veri. Ai tha se...
    Lajme30 Prill 2025
    580 aktakuza janë ngritur për tre muaj kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale. Këto aktakuza sipas njoftimit u ngritën për...
    Lajme30 Prill 2025
    Nesër rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ekspolodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që dyshohet se është i Luftës...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se brenda dhjetë ditësh do të ketë zhbllokim të situatës së krijuar...
    Lajme29 Prill 2025
    Dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende nuk arriti as përfundimin e konstituimit të Kuvendit. Me mungesë votash, partia me më së shumti...
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, mori pjesë në darkën e përbashkët të liderëve evropianë, e organizuar në kuadër...
    Lajme29 Prill 2025
    Ish- gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, lidhur me votimin e kryetarit të Kuvendit, ka deklaruar se detyra e deputetit është të...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të Gani Gecit, i cili njoftoi se kryetari i Kuvendit në detyrë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.