Visar Azemi nga Lidhja Demokratik e Kosovës ka reaguar në lidhje me shqetësimet për mungesën e ushqimit për ushtarët e FSK-së.
Azemi ka drejtuar akuza ndaj partisë në pushtet, për situatën e FSK-së, të cilët siq thotë ai, e quajtën propagandë.
“Erdhi dita që Komandanti i FSK-së përmes letrave me paralajmëru ministrin e Mbrojtjes për masa që shkojnë deri në ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve nga ushtarët. Krejt kjo si rrjedhojë e telasheve me ushqimin, për çka komandanti Bashkim Jashari përmend edhe mundësinë e helmimit e infeksionit të ushtarëve, si pasojë e kushteve jo të duhura sanitare”.
“Kur çështja e ushqimit u problematizua me të drejtë, pushteti që s’arriti as furnizim të duhur me bukë për ushtarët, u nxitua ta quante propagandë. Kurse këto shqetësime tashmë po i konfirmon njeriu që është në krye të FSK-së, pjesërari i familjes Jashari, të cilin urojmë që mos ta akuzojnë militantët e LVV-së se po i shërben ndonjë klani të dyshimtë”, ka shkrur Azemi.
Tutje Azemi ka thënë se gjendja në të cilën sot janë ushtarët, është pasqyrja më e mirë e këtij pushtetit.
“Gjendja e ushtarëve sot është pasqyra më e mirë e këtij pushteti. Ata që mbi supe marrin përsipër rreziqet më të mëdha, janë sjellë në pikën që t’i rrezikojë edhe helmimi nga ushqimi. Një trajtim i tillë vjen nga një qeverisje që edhe “pasulin” për FSK-në e ka blerë me kontrata sekrete. Nga Qeveria Kurti, që ka thyer çdo rekord me tenderët njëburimorë e kontratat e negociuara.Është e papranueshme që ushtari i FSK-së të trajtohet kësisoj. Uniforma që mbron Republikën tonë është e shenjtë dhe atë për asnjë çmim s’guxon ta njollosë asnjë pushtet”, ka deklaruar Azemi. /Front Online/
Postimi i tij i plotë: