Anëtari i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Visar Azemi ka reaguar pas publikimit të pamjeve në media të Spitalit në Ferizaj.
Azemi përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se këto pamje tregojnë qasjen e qeverisjes lokale dhe qendrore ndaj mirëqenies së qytetarëve.
Sipas tij, kushtet e papranueshme të Spitalit, janë nga mos sigurimi i standardeve themelore.
Shkrimi i plotë:
Gjendja në Spitalin e Ferizajt, tregon më së miri qasjen e qeverisjes lokale dhe asaj qendrore ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve.
Papastërtia që shihet edhe në këtë video, pajisjet e vjetruara dhe kushtet e papranueshme nuk janë thjesht pasojë e neglizhencës së spitalit, por e një sistemi që nuk investon tek njerëzit dhe nuk siguron standardet themelore.
Nevoja për ndryshim është urgjente.
Pamja e Spitalit të Ferizajt e publikuar nga REL: