Ismet Krasniqi ka thënë se vëllai i tij, Skender Krasniqi, e ka vrarë pa dashje djalin e tij, Albertin.
Ai ka thënë për T7 se Alberti ia kishte dhënë babait të tij armën që e kishte blerë, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij, pa e ditur se brenda ishte një plumb.
“Së pari i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka tregu babait të tij, plumbi ka qenë brenda dhe ai s s’e ka ditë vëllai tu këqyrë çfarë ka, ka kërsit plumbi…. Ai vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, tha ai.
“Apel me pasë kujdes se arma është e shejtanit, jo e njerit. Por për fat të keq rinia e sotit janë mësu me atë”, shtoi Krasniqi.
Ai e ka përshkruar Albertin si “djalë problematik”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen, ndërsa ka treguar se armën e kishin blerë kur kishin qenë së bashku, ndërsa babai e kishte këshilluar Albertin që të mos e blinte.
“Alberti dihet se ka qenë djalë problematik, por sa i përket familjes ka qenë djalë i mirë”, tha ai.