×
  • Lajme
  • Lajme

    AVONET: The*rja e katër personave është tejet alarmante për sigurinë publike në Ferizaj

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    AVONET ka shprehur shqetësim të thellë pas lajmit se në Ferizaj një burrë i quajtur Ekrem Sadiku, 59-vjeç, ka therur me thikë katër kalimtarë të rastit, në mesin e tyre edhe një 10-vjeçare.

    Në një komunikatë për media nga AVONET thuhet se therja e katër personave është një ngjarje tejet alarmante për sigurinë publike dhe përbën një sinjal të qartë për pasigurinë publike me të cilën përballen qytetarët e Komunës së Ferizajt. Fatkeqësisht, incidentet e ngjashme, përfshirë therjet dhe rrahjet e vazhdueshme, kanë ndikuar thellësisht në ndjenjën e pasigurisë me të cilën përballen qytetarët.

    “AVONET shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen alarmante të sigurisë publike në Ferizaj, gjendje që vë në pah mungesën e efektivitetit të akterëve lokalë përgjegjës për këtë fushë. Është për të ardhur keq që Komuna e Ferizajt nuk mban në funksion një mekanizëm të rëndësishëm për garantimin e sigurisë, siç është Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi -KKSB. Ky forum, i cili ka për qëllim identifikimin dhe trajtimin e çështjeve të sigurisë publike, do të duhej të ishte në qendër të bashkëpunimit mes komunitetit dhe institucioneve.Në këtë kontekst, roli i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe komunitetit është thelbësor, bazuar edhe në Strategjinë për policinë në bashkësi. Fatkeqësisht, së fundmi ky bashkëpunim duket se është dobësuar, duke humbur efektivitetin e tij në adresimin e sfidave që përballet komuniteti. AVONET ngrit alarmin mbi mungesën e komunikimit mes institucioneve dhe qytetarëve, çka ndikon drejtpërdrejt në identifikimin dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike. Kjo situatë kërkon një reagim të menjëhershëm dhe një bashkëpunim të përforcuar për të rikthyer besimin dhe sigurinë publike. AVONET shpreh solidaritetin e saj të plotë dhe lutet për shërimin e shpejtë të të lënduarve”, thuhet më tutje në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg dhe eksperten për...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Pas të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën edhe personi i dytë që u plagos me armë, mbrëmjen e sotme në...
    Kronika13 Nëntor 2024
    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në lagjen “Sofali” të Prishtinës, raporton "Front Online". Nga vendi i ngjarjes...
    Të tjera
    Kronika13 Nëntor 2024
    Para pak minutash ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Klinës, ku dyshohet se një person u qëllua për vdekje....
    Lajme13 Nëntor 2024
    Pagat e ulëta e të pamjaftueshme për t’i përmbyllur shpenzimet mujore familjare ka bërë që shumë pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës të...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Prokuroria e Tiranës ka paraqitur pretencën për përplasjen mes Princit Leka II, Gjergj Zaharisë dhe Elia Zaharisë. Organi i akuzës ka kërkuar...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump ka mbërritur të mërkurën në mëngjes sipas kohës lokale, në Shtëpinë e Bardhë, për t’u takuar me...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Pagat e ulëta e të pamjaftueshme për t’i përmbyllur shpenzimet mujore familjare ka bërë që shumë pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës të...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.I. për therjen e katër personave në Ferizaj. Gjykata thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.