×
  • Lajme
  • Lajme

    AVONET: Komuna e Prishtinës me vendime skandaloze e jo-profesionale, dyshohet edhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka akuzuar Komunën e Prishtinës të udhëhequr nga Përparim Rama për “jo-profesionalizëm”.

    Sipas këtyre organizatave, mungesa e profesionalizmit është rezultat i keqpërdorimeve të mëdha dhe të vazhdueshme të cilat thotë se “tashmë janë bërë pjesë e punës rutinore të kësaj komune”.

    AVONET tha se është duke hulumtuar dhe monitoruar aktivitetin e prokurimit me titull: “Menaxhimi i mbeturinave”, me numër të prokurimit 616-24-11988-2-1-1, të iniciuar nga Komuna e Prishtinës, në vlerë prej 16.5 milionë eurosh, e ku gjatë analizimit të dokumenteve të prodhuara nga Komuna e Prishtinës, në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit kanë hasur në vendimin për emërimin e grupit punues për hartimin e specifikave teknike / termave, “i cili për nga përmbajtja është skandaloz”.

    “Çdo akt administrativ ka katër (4) elemente themelore, të cilat janë hyrja (permabula), dispozitivi, arsyetimi dhe këshilla juridike. Mirëpo, në vendimin skandaloz të z. Përparim Ramës, thuhet se vendimi është nxjerrë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo huqje në dukje të parë duket së është e natyrës teknike, mirëpo nëse i analizojmë nga gjeneza të gjitha veprimet reale dhe aktet formale, mund të konsiderojmë se ky proces i kundërligjshëm që nga fillimi është zhvilluar me shumë lëshime dhe shkelje të ligjit pozitiv për prokurim publik, ashtu siç i kemi ngritur edhe në deklaratën e fundit për media”.

    “Por, ky vendim skandaloz ka kundërthënie edhe në dispozitivet e saja, ku konkretisht në pikën 4 të këtij vendimi thuhet se personi/grupi punues obligohet që të i hartojë specifikimet teknike deri më datë 05.11.2024, kurse në anën tjetër vendimi skandaloz mban datën 19.11.2024. Gjithashtu, nga dokumentet që ne posedojmë shihet qartë se ky grup punues ka punuar para se të nxirret vendimi nga ana e Kryetarit ose ka falsifikuar datat e disa dokumenteve zyrtare, e që kjo e fundit përbën edhe vepër penale, sipas Kodit Penal të Kosovës”, thotë AVONET.

    Më tej, rrjeti i OJQ-ve AVONET thotë se “skandali thellohet edhe më shumë nëse analizojmë edhe dipozitivin numër 6, ku thuhet se vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Sekretari i Përgjithshëm, e që vendimi në fund është i nënshkruar nga Përparim Rama, si kryetar i komunës”.

    AVONET me këtë rast ka kërkuar që Komuna e Prishtinës të anulojë menjëherë “këtë vendim skandaloz”, i cili thotë se bie ndesh me vetë përgjegjësitë dhe detyrimet ligjore të një Kryetari të Komunës.

    “Besojmë që pas këtyre veprimeve të përsëritura nga ana e komunës do ketë reflektim në mënyrë që të gjitha veprimet të jenë në harmoni me legjislacionin pozitiv dhe besimin qytetar të dhënë”, u tha në komunikatën e rrjetit të OJQ-ve AVONET.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha“po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, kanë organizuar pritje për grupin...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se sot e ka provuar me biçikletë shtegun e ri të...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur sot në kryeministri Arianit Besirin, shqiptarin nga Mitrovica, i cili ka fituar...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka vlerësuar kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në mbrojtjen e territorit dhe avancimin e...
    Bota/Rajoni27 Nëntor 2024
    Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të mërkurën ndaj 21 bashkëpunëtorëve të tjerë të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke i akuzuar ata...
    Sport27 Nëntor 2024
    Inter Miami CF njofton rinovimin e kontratës me Luis Suárez deri në vitin 2025. Inter Miami CF ka shpallur zyrtarisht sot se...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës ku një grua ka humbur jetën. Lidhur me rastin kanë folur edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.