×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatja e Thaçit: Detyrojeni dëshmitarin që të përgjigjet ose dëshmia e tij të mos merret parasysh

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon ka kërkuar që dëshmitari Koen Herlaar të detyrohet që t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve ose dëshmia e tij të mos merret parasysh në gjykimin ndaj klientit të saj dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësie.

    Një pjesë e konsiderueshme e seancës së sotme ku u dëgjua dëshmia e eksperti të kriminalistikës ishte private, dhe sapo trupi gjykues dhe palët u kthyen nga pushimi, Menegon paraqiti kundërshtimin e saj, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Ajo tha se ka një kundërshtim lidhur me refuzimin e dëshmitarit për t’iu përgjigjur pyetjeve për shkak të konfidencialitetit .

    “Sipas nesh, nuk është dhënë asnjë bazë ligjore për këtë lloj refuzimi dhe sa i takon interpretimit të Rregullës 107, unë e di që në çështjen 6, ZPS-ja dhe ekipi i Thaçit kanë kontaktuar punonjës të Qeverisë Amerikane dhe Kumbeve të Bashkuara dhe kanë bërë kërkesën sipas Rregullës 107 që dëshmitarët të mos detyroheshin që të jepnin përgjigje kur informacioni ishte konfidencial dhe këto masa i ka miratuar trupi gjykues”, tha ajo.

    Menegon shtoi se vetëm mbi bazën ligjore siç u përmend me lart, lejohet që dëshmitarët të mos i përgjigjen pyetjeve.

    “Gjithashtu, neni 58 i Ligji parashikon po ashtu se shtetet e treta dhe institucionet ndërkombëtare mund të bëjnë kërkesë për masa të nevojshme që të ndërmerren për mbrojtjen e nëpunësve civilë apo punonjësve të tyre për të mbrojtur informacionin konfidencial dhe kjo kërkesë duhet të ndjekë të gjithë hapat e nevojshme”, tha ajo.

    Sipas Menegon, ose Prokuroria do të duhej të bënte kërkesë sipas Rregullës 107 që parasheh marrjen e dëshmisë së dëshmitarëve me autorizim të ofruesit të informacionit, ose vetë Instituti i Kriminalistikës së Holandës të bënte kërkesë që të autorizohet dëshmitari që të mos i përgjigjet pyetjeve për shkak se duhet të mbrojë informacionin konfidencial.

    Avokatja rrjedhimisht kërkoi që dëshmitari të detyrohet që të japë përgjigje ose dëshmia e tij të mos merret parasysh.

    “Ne gjykojmë, që mbi këtë argument që bëra unë, të detyroni dëshmitarin që t’iu përgjigjet pyetjeve. Pra, ose dëshmitari t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve kur i bëjmë kundërpyetjet ose dëshmia e tij të mos merret parasysh”, tha Menegon.

    Më pas, pasi u kërkua përditësim nga palët, mbrojtja e Kuçit dhe ajo e Fazliut, thanë se nuk kanë pyetje për këtë dëshmitar.

    Ndërsa, për të vazhdur me pyetje mbrojtja e Bashkim Smakajt, seaca sërish kaloi në private./BetimipërDrejtësi/

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha se opozita duhet të marrë pjesë në votimin për Presidentin, ndërsa po raportohet se kjo...
    Lajme03 Mars 2026
    Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon ka kërkuar që dëshmitari Koen Herlaar të detyrohet që t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve ose dëshmia...
    Lajme03 Mars 2026
    E ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Administrimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt 2026, shënoi një moment historik në konfliktin Lindje të Mesme,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Lajmet e publikuara së fundmi nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Sport03 Mars 2026
    La Liga ka publikuar në javën e parë të marsit limitet e përditësuara të kostos së skuadrës (LCPD), të njohura si kufijtë...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa komentoi në një postim në Facebook...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më 27 shkurt 2026 mori vendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Specilae të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.