“Komunikimi me qytetarët kur paraqitet lënda respektohet shumë. Me ligj është afati gjashtëmujor që mund të shtohet, varësisht nga rasti”.
Në Klan Kosova ka thënë se një prej vendimeve të fundit është ai për trajtimin e çështjes së qenve endacakë dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ana e tyre.
Përveç kësaj, Qelaj ka folur edhe për ligjin për martesat e së njëjtës gjini.
“Kemi pasë dy tema që kemi trajtuar tek ligji për familje; e para e drejta për martesë për personat nën 18 vjet që lejohet nëse gjykata e lejon dhe e dyta martesat e së njëjtës gjini. Interesim kanë pasë ambasadat, sidomos e SHBA-së. Kemi kërkuar të veprohet me standarde ndërkombëtare – ato që kërkon BE. Duhet të veprohet sipas Kushtetutës dhe ligjit dhe duhet të lejohen këto martesa”./FrontOnline/