Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona vdiq në fund të vitit të kaluar pas një sulmi në zemër.
Pas vdekjes së Maradonës ka pasur shumë zëra dhe akuza në lidhje me mjekët që e trajtuan atë, shkruan FrontOnline.
Avokati i Maradonës, Matias Morla ka thyeer tashmë heshtjen, derisa në një intervistë ka akuzuar vajzat e argjentinasit.
Siç thotë Morla, vajzat e argjentinasit e kanë dashur Maradonën vetëm për interes.
“Unë jam ai që isha me Maradonën për shtatë vite me radhë dhe për shtatë Krishtlindje atë nuk e thirri askush, nuk i dërguan asnjë mesazh urimi. A nuk e patë që Diego u zemërua sepse vajzës së Dalmës iu vendos emri Roma”, ka thënë Morla.
“Napoli është e kundërta e Romës. Ishte mungese respekti ndaj babit të tyre. Me përjashtim të motrave, të gjithë e lanë vetëm, e braktisën, Maradona vdiq vetëm”, tregoi ai.
“Nëse Diego do të ringjallej, ai nuk do t’i linte të më sulmonin. Ai e dinte se ato janë hajdute. Unë së bashku me motrat e tij ishim “dielli” i Armandos, jo hajdutët. Madje ato më akuzojnë se unë e rrëmbeva Maradonën, por ai bënte çfarë donte. Motrat flisnin çdo ditë me të. Vajzat nuk më duan që kur ua kemi prerë kartat e kreditit në qershor të vitit 2014. Ata luftuan donin pasurinë e tij”, u shpreh i irrituar avokati i legjendës argjentinase./FrontOnline/