×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Qerkini: Për zgjidhjen e dëmeve të luftës, duhet angazhim i vërtetë nga Serbia dhe Kosova

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2024

    Avokati Artan Qerkini ka deklaruar për “Front Online” se për zgjidhjen e çështjes së dëmeve të luftës, është e nevojshme që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të tregojnë interes të vërtetë për bashkëpunim.

     

    Ai theksoi se Kosova mund të ketë interes për një bashkëpunim në konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve të luftës, ndërsa nga Serbia nuk duket të ketë tregues për një angazhim të tillë.

    “Nevojitët interesimi i dy palëve. Nga Kosova mund të ketë interes për bashkëpunim në konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve të luftës, por siç shihet nga Serbia nuk ka tregues të një bashkëpunimi në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet me marrëveshje”, shprehet Qerkini për FrontOnline.

    Sipas Qerkinit, në mungesë të një marrëveshjeje direkte ndërmjet dy shteteve, ekzistojnë mekanizma të tjerë për konstatimin dhe riparimin e dëmeve.

    Ai theksoi se Kosova nuk mund të drejtohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të mungesës së statusit të anëtarësisë në OKB.

    “Në mungesë të një marrëveshje ekzistojnë mekanizma dytësorë konstatimin dhe riparimin e dëmeve të luftës kjo çështje do të duhej të përfundonte në Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sepse është çështje në mes të dy shteteve por për fat të keq duke qenë që Kosova nuk është ende anëtare e OKB, kjo nuk ka mundësi që në mënyrë të pavarur sa i përket kësaj çështje t’i drejtohet Gjykatës”, deklaroi Qerkini.

    Pesë miliardë € dëmet e luftës/ Si mund të detyrohet Serbia që t’ia paguaj Kosovës dëmet miliardëshe?

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar katër projektet kryesore kulturore të kësaj partie, të cilat tha se do të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
      Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot e ka formuar edhe Shtabin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 9...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture këtë të mërkure në rrugën Pejë- Prishtinë. Drejtori i Klinikës Emergjente...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Ekonomisë ka thënë se vështirësitë e fundit në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Kosovës janë rezultat i...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Tashmë për disa ditë me radhë janë duke vazhduar kolonat në pikat kufitare të vendit. Prej tyre më së shumti pritje për...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Grupi militant palestinez, Hamasi dhe Izraeli, fajësuan njëri-tjetrin të mërkurën për dështimin e tyre për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht progresit...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    22 të lënduarit nga aksidenti me autobus në magjistralen Prishtinë-Pejë, kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja e tyre...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ismet Kryeziu nga KDI-ja, ka reaguar pasi që sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e rrëzoi vendimin për moscertifikimin e Listës...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër menaxhimin e sektorit të energjisë nga ana e qeverisë Kurti....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.