×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati paralajmëron ankesë, 204 mijë euro dëmshpërblim s’i mjaftojnë ish-guvernatorit Rexhepi

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Për dëme materiale dhe jo materiale, shteti i Kosovës do t’ia paguajë 204 mijë e 307 euro, ish guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.

    Por, kjo shumë e mjeteve financiare po iu duket pak Rexhepit, në krahasim me ato të cilat i ka përjetuar dhe dëmi që i është shkaktuar, pas arrestimit, mbajtjes në paraburgim dhe zhvillimit të procedures penale ndaj tij.

    Për këtë, Rexhepi bashkë me avokatin e tij, Adnana Pacolli, do të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit, për të kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    Këtë e ka konfirmuar në intervistë për Gazetën Insajderi, avokati Adnan Pacolli, i cili përfaqëson paditësin, Hashim Rexhepi.

    “Pas analizimit të aktgjykimit rezulton që gjykata e shkallës së parë në lidhje me kategoritë e dëmit jo material ka vendosur shuma jashtëzakonisht të vogla në krahasim me kërkesën e paditësit dhe në krahasim me atë që paditësi ka përjetuar në momentin e arrestimit dhe gjatë gjithë procedurës ndaj tij. Shumat e gjykuara në emër të dëmit jo material janë jashtëzakonisht të ulëta, ndaj edhe në konsultim me Hashim Rexhepin kemi vendosur që bëjmë ankesë pranë Gjykatës së Apelit për të kërkuar që këto shuma të rritën. Ankesën e kemi përgatitur dhe besojmë se sot ose nesër në mëngjes do ta deponojmë në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Pacolli për Insajderin.

    Rexhepi kishte bërrë padi para rreth 10 viteve për kompensimin e dëmit të shkaktuar pasi ishte arrestuar për korrupsion në vitin 2010 dhe ndaj tij ishte zhvilluar një preces gjyqësor ku kishte qëndruar edhe në paraburgim për 172 ditë.

    Sipas avokatit Pacolli, shuma e llogaritur nga Gjykata Themelore në Prishtinë për të kompensuar shumën prej 45 mijë euro për shkaktim të dëmit jo material, janë pak dhe nuk paraqesin satisfaksion për paditës, në këtë ras, Hashim Rexhepin.

    “Gjykata e shkallës së parë për dëmet jo materiale që konsistojnë në emër të dhimbjeve shpirtërore, në emër të dëmtimit të reputacionit, identitetit, personalitetit, prestigjit, të gjitha këto ka gjykuar shumën 45 mijë euro. Konsiderojmë që kjo shumë as për së afërmi nuk korrespodon, nuk është në proporcion me atë që i dëmtuari në këtë rast, Hashim Rexhepi ka përjetuar. Dhe, assesi një shumë prej 45 mijë euro nuk mund të paraqet një satisfaksion për paditësin”, shtoi Pacolli, duke thënë se pamjet e arrestimit janë transmetuar në media vendore e ndërkombëtare.

    Pacolli është i bindur se Gjykata e Apelit do ta marrë parasysh ankesën e tyre dhe shumat e gjykuara do të ndryshohen dhe se do të rritën në përputhje me kërkesat e paditësit.

    Aktgjykimi për dëmshpërblimin e Rexhepit, Gjykata Themelore e ka marrë duke llogaritur 172 ditët e kaluara në procedurë me 100 apo 200 euro ditën.

    Sipas avokatit Pacolli, shuma e dëmshpërblimit nuk është as për së afërmi asaj që ka kërkuar paditësi.

    “Në emër të vuajtjeve psiqike të intensitetit të lartë me nga 200 euro, ndërsa, për vuajtjet psiqike të integritetit të ulët nga 100 euro. Kjo duke u bazuar në ekspertizën e ekspertes së psikiatrisë. Kërkesat e paditësit të cilat janë dorëzuar në formë të shkuar pranë gjykatës për precizimin e kërkesë padisë, kanë qenë jashtëzakonisht të larta dhe duke përfshirë edhe kategrinë e dëmit material dhe atë jo material që konsiston me fitimin e humbur për shkak të humbjes së rrogës qoftë në pozitën e guvernatorit apo pas mbarimit të mandatit të mandatit të guvernatorit ka pasur të kthehet në vendin e punës që e ka pasur me kontratë të përhershme që ka pasur në pozitën e zëvendësguvernatorit dhe shef i mbikëqyrjes së kompanive të sigurimit, e gjitha kjo e kap vlerën e 1.6 milionë euro”, ka thënë ai.

    Përveq shumës për shkaktimin e dëmeve jo materiale, Gjykata ka vendosur edhe dëmet materiale, për humbjen e fitimit qoftë nga paga e guvernatorit por edhe fitimi pas kryerjes së mandatit si guvernator.

    Caktimi i shumës së dëmshpërblimit për dëme materiale, Gjykata ka pasur para vetës tri versione të ekspertit financiar.

    “Ajo shumë është llogaritur nga eksperti financiar në tri versione në bazë të kërkesës së Gjykatës. Në versionin e parë, vetëm për përiudhën sa ka qenë në paraburgim, në versionin e dytë vetëm për aq sa ka mandat si guvernator dhe në versionin e tretë, eksperti financiar e ka llogaritur tërë periudhën prej kur është larguar paditësi nga puna e deri me kthimin e tij në vendin e punës. Ndërsa, Gjykata në rastin e vendosjes i ka falë besimin vetëm versionit të dytë kur është llogaritur fitimi i humbur vetëm gjatë mandatit sa i njëjti ka pasur ta ushtrojë mandatin e guvernatorit”, ka sqaruar avokati Pacolli.

    Ish-guvernatori Hashim Rexhepi, ishte arrestuar me 23 korrik 2010, bashkë me disa të tjerë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.