Avokati Skender Musa ka thënë se Gjykata Speciale është krijuar me presion të madh të Serbisë dhe Rusisë.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se senatori Dick Marty e ka shfrytëzuar shërbimin informativ të Serbisë kur e ka përpiluar raportin e tij.
“Sot ka qenë seanca fillestare dhe sot është dhënë edhe afati ligjor prej 30 ditësh për kundërshtimin e aktakuzës”.
“Procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë – varësisht prej dëshmitarëve dhe provave”.
“Zakonisht raportohet për një numër të madh të dëshmitarëve, por prokuroria ka të drejtë t’i dëgjojë vetëm disa prej tyre”.
“Procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë dhe nuk pritet një përfundim i shpejtë. Nuk bëhet fjalë për një proces që do të përfundojë për një, dy apo tre vjet”.
“Dihet se Gjykata Speciale është krijuar për shkak të presionit të madh të Rusisë dhe Serbisë. Dick Marty e ka shfrytëzuar shërbimin informativ të Serbisë”.
Sipas Musës, ka qenë qëllim i Serbisë që të akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi si udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Aktakuza është një përsëritje e akuzave që pretendohet se kanë ndodhur në Kosovë. Janë të njëjtë edhe dëshmitarët”.
Ai ka shtuar se është i bindur se kjo gjykatë do të dështojë dhe se ish-krerët e UÇK-së do të arrijnë ta dëshmojnë pafajësinë e tyre.