Avokati Arianit Koci, ka kritikuar ish-kryeministrin, Albin Kurti, duke aluduar se ky i fundit nuk diti ta mbante pushtetin.
“Populli pjesërisht e ka thënë fjalën e vet sepse partia e cila i fitoi zgjedhjet, pra nuk kemi dilema a i ka fituar apo jo sepse i ka fituar zgjedhjet, por nuk i ka pasur 51%. I kanë pasur 28-30%… partia fituese duhet t’i krijoj ashtu rrethanat që nëse nuk i ke 51%, krijoj partnerët. Nëse nuk je i aftë me kriju partnerë, normal që ke me ra… janë rregullat politike asisoj. Je partia e parë, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, krijoi partnerët, gjeji partnerët, krijo miqësi”, ka deklaruar Arianit Koci në emisionin PA MASKË.
Ai ka thënë se për interesa të popullit duhet të gjendet mënyra për të krijuar parneritet.
I pyetur nëse, sipas tij, Albin Kurti nuk u tregua i shkathët në këtë drejtim, Koci u shpreh se Kurti duhej të gjente mënyrë për ta mbajtur pushtetin.
“Jo, absolutisht. Është dashur me e gjetë formën me e mbajt pushtetin nëse ka menduar se i me e mbajt pushtetin nëse ka menduar se i çon projektet përpara, përndryshe derisa nuk i merr 51%, gjithmonë ka me qenë opozitë”, ka deklaruar Koci.
Sipas tij nuk ekzistojnë formula tjera për të qeverisur në sistemin aktual politik në Kosovë.