Arianit Koci, avokat, ka komentuar lidhur me marrëdhënien dashurore ndërmjet aktores Adriana Matoshi dhe ish-futbollisti i Ferronikelit, Keith Groeneveld.
Ai ka dënuar komentet raciste, megjithatë Koci ka thënë se debati po fokusohet kundrejt dallimit në moshë.
Avokati Koci ka shtuar tutje se nuk do t’ia dëshironte një lidhje me dikë 20 vite më të madhe të birit të tij.
“Natyrisht se komentet raciste janë të papranueshme. Janë poshtërsi. Por, dorën në zemër, lidhja e Adrianës po përflitet për shkak të dallimit në moshë – dhe atë së pari se i dashuri i saj i paska 21 vjet… A kisha pasë qejf që djali i im – sa është tash rreth të 20-ave, të jetë në lidhje me një zonjë që e ka dyfishin e moshës së tij? Jo, sado që jam liberal”, deklaroi Koci.
Sidoqoftë, Koci ka vlerësuar Matoshin duke thënë se “e respektoj së pari se i ka rritë 4 fëmijë thuaja vetëm”.