Avokati i shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit, në paraqitjen e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale ka kërkuar lirimin e klientit të tij.
Mbrojtësi ligjor i Selimit garantoi se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së s’do të arratisej dhe s’do të ndikonte në dëshmitarë në rast të lirimit.
“Ne do të bëjmë kërkesë për lirimin me kusht. Duam të theksojmë se mbajtja në paraburgim mund të bëhet vetëm në situata specifike”, tha avokati.
Ai tregoi se Selimi ka bashkëpunuar me Tribunalin Special dhe ndonëse mendon se kjo gjykatë është e padrejtë, s’do të vepronte në kundërshtim me ligjin.