Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ritheksuar në seancën e sotme paragjyqësore se e kundërshton urgjencën e Prokurorisë që gjykimi në këtë rast të fillojë sa më parë, raporton Front Online.
Avokati i ish-Presidentit, Hashim Thaçi i ka kërkuar prokurorisë që të i dorëzojë të gjitha materialet e dëshmitarëve që i posedon prokuroria.
Ai gjithashtu tha se në këtë seancë nuk është duke bërë skena teatrale.
“Unë e mora të ashpër përgjigjen e zotit Smith se mbrojtjes duhet t’i bëhet një paralajmërim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Unë kam njohuri me avokatë nga juridiksione të ndryshme. Mënyra e shprehjes së tij nuk është normale. Ai na akuzon për teatralitet. Unë nuk jam person që bëj skenë teatrale, unë nuk jam ai lloj avokati. Dhe, në fund ju do t’i keni të gjitha në rendin e duhur, dhe kjo s’ëshë mënyra e duhur e nxjerrjes së materialeve”, tha ai.