Avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale është ankuar se në aktakuzën për ish-eprorin e lartë të UÇK-së kanë munguar akuzat për historinë e Shtëpisë së Verdhë dhe për akuzat për trafikimin e organeve, raporton Front Online.
Ai tha se pikërisht mbi këto akuza edhe është themeluar Gjykata Speciale.
“Ku janë akuzat për historinë e Shtëpisë së Verdhë dhe ato për transplantimin e organeve, akuza mbi të cilat është ngritur kjo Gjykatë”, ka thënë ai. /Front Online