×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Selimit flet se a do të thërrasin dëshmitarë: Pas vendimit të trupit gjykues, do ta dimë

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka folur për gjasat  e kërkimit të hedhjes poshtë të disa pikave të aktakuzës që është e ngritur në rastin Thaçi dhe të tjerët.

    Në një intervistë për Klan Kosovën, ai ka pohuar se do të kërkojnë që të hidhen poshtë disa pika, por se janë në diskutim.

    “Kemi një proces në gjykatë sipas rregullit 130 sipas të cilit, pas përfundimit të rastit të Prokurorisë që siç e dini do të ndodhë më 15 prill, duhet t’ua bëjmë me dije gjyqtarëve se do të dorëzojmë mocion për hedhjen e disa apo të gjitha pikave akuzuese, kjo është diçka për të cilën po diskutojmë tani edhe me ekipet e tjera dhe patjetër se jemi të gatshëm ta bëjmë këtë nëse kjo do të jetë ajo që e duam”, ka thënë Roberts.

    Roberts ka shtuar se pas vendimit të Trupit Gjykues do të dihet nëse ka nevojë që mbrojtja e Selimit të thërrasë dëshmitarë.

    “Për momentin nuk kemi vendosur akoma nëse do të kemi nevojë të thërrasim dëshmitarë të mbrojtjes dhe nëse po, sa dëshmitarë kemi nevojë të thërrasim dhe kush do të mund të ishin ata.
    Siç e dini ky është një proces i kundërshtueshëm gjatë të cilit barra e provës bie mbi Prokurorinë për të vërtetuar pretendimet përtej dyshimeve të arsyeshme dhe pastaj vjen faza tjetër e procesit kur ne mund t’i kontestojmë pretendimet dhe të kërkojmë nga gjyqtarët të rrëzojnë disa apo të gjitha akuzat. Dhe vetëm pas vendimit të Trupit Gjykues për këtë çështje do ta dimë nëse kemi nevojë të thërrasim dëshmitarë dhe nëse po, kë dhe sa…”.

    I pyetur se a do të kërkohet rrëzimi i pikës së aktakuzës ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës cilësohet si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.

    Ai u shpreh: ” Vendimin në lidhje me kërkesat që do të kemi rreh rrëzimit të ndonjë akuze është diçka të cilën do ta diskutojmë dhe ngrisim. Pretendimet për pika të caktuara të aktakuzës janë ato që synojmë të kërkojmë të rrëzohen dhe aty do ta vendosim edhe fokusin e kërkesës tonë”. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është përgjigjur sërish në pyetjet e gazetarëve se a i ka siguruar votat për krijimin e...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, në përvjetorin...
    Lajme12 Prill 2025
    Në pikën kufitare të Bllacës, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është mbajtur ceremonia hapëse e projektit të pikëkalimit të përbashkët kufitar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që synojnë të aplikojnë...
    Lajme12 Prill 2025
    Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë përuruar sot pikëkalimin e përbashkët kufitar në mes të dy...
    Sport12 Prill 2025
    Real Madridi po bëhet gati për të marrë një vendim strategjik për afatin kalimtar të verës: ndarjen e rrugëve me David Alaban...
    Sport12 Prill 2025
    Tifozët e Liverpoolit të premten morën një lajm të mirë që e kanë pritur gjatë. “Të kuqtë” e kanë vazhduar për dy...
    Kronika12 Prill 2025
    Të premten një person ka raportuar se dikush ka shtënë me armë në drejtim të shtëpisë së tij. “Ankuesi mashkull kosovar ka...
    Kronika12 Prill 2025
    Tri femra janë sulmuar fizikisht në një diskotekë nga dy femra të tjera. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.