×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Selimit: 326 dëshmitarët e prokurorisë do t’i marrin disa vite kohë gjykim

    FrontOnline
    13 Gusht 2022

    Avokati i Rexhep Selimit: 326 dëshmitarët e prokurorisë do t’i marrin disa vite kohë gjykim

    Para disa ditësh gjykatësi i Procedurës Paraprake ia refuzoi kërkesën për lirim ish-deputetit të Vetëvendosjes, “10-shit” të UÇK-së, Rexhep Selimi.

    Ky i fundit nuk po pajtohet me një vendim të tillë, andaj para pak ditësh është ankuar në lidhje me të.

    Në ankesën që e ka bërë Selimi në Apel, përmes avokatit të tij David Young, thuhet se gjykimi nuk pritet të fillojë para 2023-ës.

    Avokati Young ka thënë se veç për dëshmitarët e prokurorisë, që janë 326, duhet vite të tëra process për t’i dëgjuar

    “Z. Selimi ka më shumë se tetëmbëdhjetë muaj që është i paraburgosur në objektet e paraburgimit të QSK-së. Edhe pse ende nuk është caktuar një datë për gjykim, është e qartë se ai nuk do të fillojë më herët përpara vitit 2023, duke pasur parasysh datën për përfundimin e publikimit të Rregullës 102(3) nga Prokuroria deri në fund të shtatorit 2022 dhe depozitimin e Shqyrtimit të procedurës paraprake mbrojtëse deri më 21 tetor 2022. Gjykimi i vetëm për çështjen e Prokurorisë, bazuar në kohëzgjatjen e pritshme të dëshmisë së 326 dëshmitarëve të listuar, pritet të zgjasë disa vite, gjatë të cilave pritet që z. Selimi të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim”, ka thënë Young në parashtresën e tij.

    Në fund të kërkesës së tij, Young ka kërkuar që Selimi të lirohet menjëherë.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.