×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit: Për dërgimin e rastit të Dakës në Kushtetuese na duhet analizë

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se nuk kanë ende një qëndrim konkret sa i përket çështjes së dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të rastit të shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së KQZ-së.

    “Lidhur me dërgimin e rastit të shkarkimit të ish-kryetares së KQZ-së në Gjykatën Kushtetuese, na duhet një analizë për këtë rast sepse pa një vlerësim paraprak nuk mund të dalim me një qëndrim konkret”, ka thënë Qelaj.

    Ndërkaq lidhur me raportimet për shkarkimin e tij, Qelaj për FrontOnline, ka thënë se nuk është në dijeni për këtë.

    Ai tha se nuk ka ndonjë informacion apo indikacion që do të shkarkohet nga pozita që mbanë.

    “Nuk kam informacion e as indikacione. Unë kam obligim  në mandatin tim për të respektuar kushtetutshmërinë dhe pavarësinë e institucionit nga çfarëdo ndërhyrje politike ose çfarëdo ndërhyrje tjetër”, ka thënë shkurt ai, për FrontOnline.

    FrontOnline, ka provuar gjatë ditës të marrë një përgjigje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, por nuk janë përgjigjur./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.