×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit del me rekomandime për institucionet për vik*timat e dhun*ës seksuale gjatë luf*tës

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar Raportin ex-officio, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë zhvillimit të procesit të njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare në Kosovë dhe pengesat për realizimin e beneficioneve të përcaktuara me ligj.

    Përmes një njoftimi për media, Naim Qelaj Avokat i Popullit tha se ka identifikuar disa zbrazëtira ligjore, dhe ka rekomanduar ndryshime dhe plotësime në legjislacion, me qëllim të fuqizimit të mbrojtjes së të drejtave të viktimave në procesin e aplikimit dhe të njohjes së statusit si dhe mundësimin e gëzimit të beneficioneve të garantuara me ligj, raporton Klankosova.tv.

    Në mënyrë të veçantë, mes shumë çështjeve të trajtuara dhe të adresuara në këtë raport, Qelaj thekson rëndësinë e sigurimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në institucione publike të nivelit primar, sekondar dhe terciar pa pagesë për viktimat.

    Në raport theksohet edhe “garantimi me rregullativë ligjore të ofrimit të shërbimeve psiko-sociale për viktimat, pajisjen me dokumente të nevojshme me qëllim të mundësimit të realizimit të beneficioneve, e po ashtu edhe mos kufizimin në afat kohor të dorëzimit të kërkesave për njohje dhe verifikim të statusit”.

    “Raporti synon të nxjerrë në pah sfidat dhe problemet që përballen të mbijetuarit, duke kërkuar veprime konkrete nga institucionet përgjegjëse për përmirësimin e situatës dhe garantimin e mbrojtjes së të drejtave të tyre”.

    “Pjesë e rëndësishme e këtij procesi është angazhimi për të adresuar zbrazëtirat ligjore dhe për të siguruar marrjen e shërbimeve të nevojshme, duke kontribuar në një mbështetje më të efektshme për viktimat, si dhe duke krijuar një ambient ku të drejtat e tyre respektohen plotësisht”, ka thënë Avokati të Popullit në raport.

    Në Raport, Avokati i Popullit i ka përcjellë disa rekomandime ndaj institucioneve të vendit, nisur nga Qeveria.

    Avokati i Popullit i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës:

    1. Të plotësojë/ndryshojë Rregulloren 22/2015 për përcaktimin e procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës:

    1.1. në lidhje me saktësimin/parashikimin e afatit kohor për përfundimin e procedurës administrative dhe nxjerrjen e vendimit të Komisionit, për njohje apo refuzim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    1.2. në lidhje me saktësimin/parashikimin e mjetit juridik në dispozicion të palëve, në procesin e rivlerësimit të aplikacionit dhe në procesin e inicimit të procedurave gjyqësore të konfliktit administrativ në gjykatë.

    1.3. në lidhje me saktësimin/parashikimin e afatit kohor për nxjerrje të vendimit në procedurën e rishqyrtimit të aplikacionit, sipas kërkesës për rishqyrtim apo rivlerësim të aplikacionit.

    1.4. sigurimin e respektimit të parimit të dyshkallshmërisë dhe kontrollit administrativ në procesin e rishqyrtimit apo rivlerësimit të aplikacionit në lidhje me refuzimin e njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës.

    1. Të plotësojë/ndryshojë rregullativën ligjore në fuqi, ashtu që ofrimi i shërbimeve psiko- sociale të parashihet edhe për viktimat, të cilave/ëve u njihet statusi.
    2. Afati për dorëzimin e aplikacioneve për njohjen dhe verifikimin e statusit të mos kufizohet.
    3. Plotësojë/ndryshojë Ligjin nr. 04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave të Dhunës Seksuale të Luftës, Viktimave Civile dhe Familjarëve të tyre, ashtu që viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës t’u njihet e drejta për shërbime shëndetësore primare, sekondare dhe terciare pa pagesë në institucionet publike shëndetësore.

    Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës:

    1. Të shqyrtojë, të trajtojë dhe të nxjerrë vendim mbi aplikacionet për njohje apo refuzim të statusit të viktimës së dhunës seksuale, në përputhje me afatet e caktuara kohore.
    2. Me rastin e përpilimit të vendimeve, përbrenda kornizave të ruajtjes së konfidencialitetit të palëve, të respektohen kërkesat ligjore të dala nga neni 47 dhe 48 i Ligjit nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, respektivisht lidhur me strukturën dhe elementet e detyrueshme të aktit administrativ dhe të arsyetimit.
    3. Në procesin e zhvillimit të intervistimit të të mbijetuarave/ve të gjenden mundësitë dhe modalitetet e nevojshme për organizimin më të mirë të kohës së intervistimit, në mënyrë që viktimave t’u sigurohet ruajtja e identitetit të tyre nga zbulimi dhe ruajtja e konfidencialitetit të procedurës dhe të të dhënave të palëve me rastin e pritjes për intervistim.
    4. Në procesin e intervistimit të të mbijetuarave/ve të sigurohet respektimi i dinjitetit të tyre, i të drejtave të njeriut, i mirëqenies fizike, psiko-sociale dhe i privatësisë së tyre.

    Ministrisë së Punëve të Brendshme:

    1. Të sigurojë që ambientet/objekti ku vepron Komisioni dhe ku bëhet realizimi i intervistimit të viktimave të jenë në aspektin fizik dhe infrastrukturor të qasshme për të gjithë, e në veçanti për persona me aftësi të kufizuara.
    2. Të sigurojë që ambientet ku Komisioni vepron dhe ku palët i procedojnë aplikacionet e tyre, me rastin e qasjes në ndërtesë, të jenë të përshtatshme me qëllim të ruajtjes së konfidencialitetit të identitetit të viktimave/palëve dhe mbrojtjen nga çfarëdo mundësie të zbulimit të identitetit të tyre në publik dhe më gjerë.

    Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve:

    1. Të zhvillojë procedurat relevante për pajisjen e viktimave me kartela identifikuese, në përputhje me nenin 37 të Rregullores nr. 22/2015.

    Këshillit Gjyqësor të Kosovës:

    1. Trajtimin e lëndëve të iniciuara në gjykatë, me prioritet.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë,...
    Lajme23 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime penale ndaj dy gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj, ka konfirmuar Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili mblodhi 43...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se “dy terroristë” janë neutralizuar në “sulmin terrorist” në ambientet e kompanisë turke...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar pasi Sllovakia ka vendosur për mbylljen e zyrës së saj ndërlidhëse në Kosovë. Ai ka...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për shtyp pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka thënë...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës në konkursin e hapur nga Këshilli Prokurorial i...
    Sport23 Tetor 2024
    Ivan Jurić këmbëngul se Roma ende nuk ka një mentalitet fitues, por lojtarët kanë mundësinë të shohin përtej kaosit dhe ta përmirësojnë...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.