Ka filluar seanca e parë dëgjimore e ish- udhëheqësit të Shërbimit Informativ të UÇK-së, Kadri Veseli i njohur me nofkën komandant Luli, raporton Front Online.
Veseli nga Dhomat e Specializuara në Hagë është duke u akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër-njerëzimit, të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është duke marrë pjesë virtualisht në dëgjimin e parë publik të Kadri Veselit para Gjykatësit të Dhomave të Specializuara.
Ben Emmerson është avokat britanik dhe do të mbrojë ish-kreun e PDK’së në Gjykatën Speciale për krimet e pretenduara nga Prokurori i Specializuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.