×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Jakup Krasniqit: Janë vërtetuar qartësisht qëndrimet e Mbrojtjes

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Avokati i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Mentor Beqiri, ka thënë se procesi i gjykimit ndaj klientit të tij, por edhe ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, ka qenë i gjatë dhe i ndërlikuar.

    Megjithatë, ai tha se gjatë dosjes së Prokurorisë, janë vërtetuar qartësisht qëndrimet e Mbrojtjes, të dhëna gjatë fjalës hyrëse në prill 2023.

    “Ka qenë një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, i cili ka kërkuar durim, përkushtim dhe përballje me situata të shumta. Ky rast dhe ky gjykim tregojnë se drejtësia nuk është thjesht një fjalë, por një përpjekje e vazhdueshme për të zbardhur të vërtetën. Të vërtetën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të vërtetën e lavdishme të Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit. Gjatë dosjes së Prokurorisë, qartësisht u vërtetuan qëndrimet e Mbrojtjes, të dhëna gjatë fjalës hyrëse në Prill 2023”, deklaroi Beqiri.

    Ai tha se “mbyllja e dosjes nga Prokuroria nuk është epilog, por një hap i rëndësishëm në rrugën drejt përfundimit të këtij procesi”.

    “Drejtësia kërkon kohë, por mbi të gjitha kërkon vendosmëri. Sot është një ditë për të reflektuar mbi këtë rrugëtim dhe për të punuar me vëmendje në hapat e mëtejshëm”, u shpreh avokati i Krasniqit.

    Beqiri tha se pas fazës së gjykimit, e cila ka zgjatur për dy vite të plota dhe një procedure paraprake që e ka çuar kohëzgjatjen totale në katër vite e gjysmë deri tani, Prokuroria është afër mbylljes së dosjes së saj, në rastin Prokurori v Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Republika e Kosovës është bërë zyrtarisht shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të Procesit Pall Mall, një iniciativë...
    Lajme05 Prill 2025
    Është varrosur në Pejë, polici i cili vdiq të premten në Prishtinë, Alban Tolaj. Tolaj vdiq dje në rrethana të dyshimta, ndërsa...
    Lajme05 Prill 2025
    Zyrtari policor i cili dyshohet se bëri vetëvrasje ditën e djeshme në Prishtinë, ka qenë babai i prezantueses Elsa Tolaj. Ditën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu do të takohet të hënën me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Agjencia e lajmeve Reuters...
    Lajme05 Prill 2025
    Protestë Qytetare Kundër Rritjes Së Çmimit Të Energjisë Elektrike! Asnjë cent më shumë’’, ishte pankarta kryesore që protestuesit e mbanin sot në...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Jaguar Land Rover do të ndalojë dërgesat e makinave të saj të prodhuara në Britani në Shtetet e Bashkuara për një muaj,...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Parlamenti Europian ka miratuar raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt...
    Lajme05 Prill 2025
    Shtatorin e vitit të kaluar, policia pati gjetur një plantacion narkotikësh në fshatin Sferkë të Klinës. Në atë rast u pat konfiskuar...
    Lajme05 Prill 2025
    Një aksident i rëndë duket se ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Në pamjet e ndara në rrjetin social Facebook, shihet se në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.