Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë të ditur sot se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, raporton Front Online.
Pas konfirmimit të aktakuzës, Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit, derisa raportohet se ka shkuar në objektin e EULEX-it në Prishtinë, nga ku pritet të udhëtojë për në Hagë.
Tahir Rrecaj, avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, ka thënë për Front Online, se brenda një jave, presidenti Thaçi bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli do të dalin para gjyqtarit të dhomave të specializuara.
Ai ka treguar edhe procedurat në të cilat do të kalohet për gjykimin e presidentit.
“Mbahet një seancë dhe ata njoftohen me akuzat e ngritura e po ashtu njoftohen me të drejtat e tyre që i kanë në procedurë dhe pastaj caktohet një seancë tjetër kur do të deklarohen se a e pranojnë fajësinë apo jo dhe pastaj vazhdojnë me seancat e shqyrtimit gjyqësorë”, ka thënë ai./Front Online