Pas vendimit të Gjykatës për dënim me gjobë ndaj Sami Lushtakut, ka reaguar avokati Gazemend Halilaj.
Në një postimi në Facebook, Halilaj ka thënë se këtë rast do ta dërgoj në Gjykaten Speciale Holandë, pasi kemi një shtet kriminal ku vrasësit motivohen për të kryer vrasje të tjera.
“Mos u shqetesoni vellezer. Meqense kemi nje shtet kriminal, kur vrasesit motivohen per te kryer vrasje te tjera, une betejen juridike do e vazhdoj ne Gjykaten speciale Holande, pasi rasti ka te beje me vitin 1999. Une jam Gazmend Halilaj dhe kur te perballen me mue prane kesaj Gjykate, do iu dridhet toka nen nen kembe.Une kur theme e beje, une e mbaj fjalen”, ka shkruar Halilaj.