Avokati i akredituar i Gjykatës Speciale, Tom Gashi njëkohësisht edhe avokat i OVL-së ka thënë në “Prime Time” se para një viti është kontaktuar përmes telefonit nga hetues të Speciales dhe për të kjo është mos dije e kësaj gjykate, shkruan Front Online.
“Jo që ndodhi javën e kaluar ishte mos dije e Gjykatës Speciale. Kam qenë i befasuar kur kam qenë i kontaktuar përmes telefonit para një viti për mua ka qenë e pakuptueshme kam mendu që është duke bërë humor me mua”, ka thënë Gashi.
Ai më tutje ka thënë se për këtë mënyrë të komunikimit prokurori në fjalë është aryetuar se aokatët e tjerë kanë pranuar këtë formë komunikimi.
“Ai tha se nuk është faji i tij që ftesat të i dërgojnë përmes rrjeteve sociale pasi disa avokay i kanë pranuar”, ka thënë Gashi.
Gashi më tutje është shprehur se ka kërkuar që ftesën ndaj tij si avokat iOVL-së ta dërgojnë përmes postës në zyrat e OVL-së apo në zyrën e tij.
“I thash që duhet thirrjet të i dërgoj në formë të rregullt, në zyrat e OVL-së apo në zyrën time”, ka thënë ai.
Ai më tutje ka kritikuar edhe seancat të cilat po zhvillohen nga Specialja, ku ka thënë se akuzat lexohen nga asistent e jo nga prokurori./Front Online/