Asambleisti Remzi Rrahmani nga radhët e PDK-së në Komunën e Mitrovicës, ka përmendur emra për të cilët supozon se janë emërime partiake të kryetarit Agim Bahtiri dhe nënkryetarit Faruk Mujka.
Rrahmani ka thënë se në kabinetin e Bahtirit ndodhet i punësuar Avni Zogiani nga Fushë Kosova, i cili, sipas tij, merr rrogë pa u paraqitur në punë asnjëherë.
Sipas Rrahmanit, edhe shefja e tanishme e kabinetit planifikohet të punësohet në teatër.
“Një informacion tjetër tejet i rëndësishëm për ju është se, gruaja e vëllaut të Faruk Mujkës është punësuar në Stacionin e Autobusëve pa konkurs dhe vazhdon tash e sa vite të paguhet nga buxheti i Komunës”, ka njoftuar asambleisti Rrahmani.
Postimi i plotë i Rrahmanit:
Meqë Faruk Mujka po na tregojka se disa po e shesin shpirtin e trupin dhe po vazhdojnë të shesin moral, unë këtij të fundit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës po u’a bëj një pyetje. Pse Avni Zogjani është i punësuar tash e sa muaj në kabinetin e Kryetarit të Mitrovicës dhe kurr nuk paraqitet në punë, pra merr pagë pa punuar fare? Pastaj, pse nuk paska mundësi të punësohet një i ri apo e re mitrovicase, po po u dashka një person nga Fushë Kosova?
Në të njejtën kohë sot u informova se shefja e tanishme e kabinetit të Kryetarit të Komunës do të punësohet në teatër. Sa për mbamendjen e qytetarëve të gjitha ish shefet e kabinetit të Perëndim Bahtirit janë të punësuara me kontrata të rregullta në institucione të ndryshme.
Një informacion tjetër tejet i rëndësishëm për ju është se, gruaja e vëllaut të Faruk Mujkës është punësuar në Stacionin e Autobusëve pa konkurs dhe vazhdon tash e sa vite të paguhet nga buxheti i Komunës.
Kaq për moralin e Perëndimit e të Farukut.