
Ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi, për FrontOnline, ka komentuar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe, duke e cilësuar këtë veprim si një manovër politike të Vetëvendosjes me synim përfitimin elektoral.
Arifi tha se është e ditur që ky vendim nuk do të mbijetojë në instancat e tjera, por sipas tij, VV-ja po e përdor për të krijuar narrativë politike në prag të zgjedhjeve.
“Është një film i VV-së me qëllim që të fitojë vota, edhe pse e dinë që nuk kalon”, deklaroi Arifi për FrontOnline.
Ai shtoi se veprimet e tilla vetëm sa e favorizojnë Listën Serbe, njësoj siç ndodhi në zgjedhjet lokale, ku ky subjekt politik serb fitoi bindshëm shumicën e komunave me shumicë serbe.
“E natyrshme që e ndihmon Listën Serbe, sikurse e ndihmoi në zgjedhjet lokale ku i fitoi 10 komuna bindshëm”, u shpreh Arifi.