×
  • Lajme
  • Lajme

    Avni Arifi: Nëse VV nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë, nuk lëshon pe nga ndryshimi i kandidatit për kryetar Kuvendi

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë politike opozitare nuk do të mbështesin kandidaturën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ai e vlerëson si të mundshme ndryshimin e kandidatit për kryetar Kuvendi nga VV, por kjo do të varet nga aftësia e partisë për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë.

    “Është e qartë që partitë politike nuk do t’ia votojnë opcionin që VV ka ofruar për kryetar Kuvendi,” tha Arifi, duke theksuar se VV ka ende mundësi të propozojë kandidatë të tjerë për këtë pozicion, duke pasur 47 deputetë që mund të mbështesin një kandidat të ri.

    Ai e vlerësoi si të mundshëm ndryshimin e kandidatit për kryetar Kuvendi, por nënvizoi se kjo do të ndodhte vetëm nëse VV do të kishte numrat e nevojshëm për të formuar Qeverinë.

    “E pritshme që VV ta ndryshojë kandidatin, por se a do të ndodhë javën tjetër varet edhe nga ajo se a i ka numrat VV për krijimin e Qeverisë. Nëse jo, është logjikë që nuk do ta ndryshojë shpejt kandidatin,” u shpreh Arifi për FrontOnline.

    Sipas tij, një hap i duhur do të ishte që paraprakisht VV të arrijë një konsensus me partitë tjera për të arritur një emër të përbashkët për kryetarin e Kuvendit.

    “E mira do të ishte që paraprakisht VV të arrijë konsensus me këto parti për emrin që do ta votonin, por me VV është më vështirë të besohet,” përfundoi analisti Arifi.

    Analistët politik flasin për mundësinë e daljes nga kriza politike, përmendet edhe opsioni i votimit të kryeparlamentarit

    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2025
    Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara,...
    Lajme07 Maj 2025
    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë, Stacionin...
    Lajme07 Maj 2025
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk është shkaktare për mundësinë e...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2025
    Opinionisti Azdren Shala tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do partneritet, po do argat për me t’ia vazhduar qeverisjen Sipas...
    Sport07 Maj 2025
    Skuadra e Trepçës ka arritur të rikthehet fuqishëm në serinë finale të Play Off-it të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e...
    Vip07 Maj 2025
    Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, ishte një nga shumë yjet që parakaluan në tapetin e kuq të Met...
    Lajme07 Maj 2025
    Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo...
    Lajme07 Maj 2025
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se një nga opsionet për të zhbllokuar situatën politike është...
    Bota/Rajoni07 Maj 2025
    “Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë “në të njëjtën anë” pavarësisht dallimeve të tyre dhe aleanca duhet të “evoluojë” përballë sfidave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.