Ardian Bujupi dhe Noizy sollën duetin e përbashkët.
Në mesnatë u publikua kënga “Aventura”, një projekt tipik veror.
Kënga me super ritëm po pëlqehet me të madhe.
Në më pak se 12 orë nga publikimi, ku pjesa më e madhe e kohës ka qenë vonë natën, kënga ka mbi çerek milioni klikime të procesura, dhe shumë më tepër ende të paprocesuara.
Nëse nuk e keni dëgjuar akoma, të plotë e gjeni në vijim.