Megjithatë, me bashkëpartiakun e tij nuk pajtohet deputeti tjetët i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli.
“Nuk ka ndërrim të qasjes nga Peci e Gërvalla. Askush nuk ka shkuar për çështje personale me VV-në. Të gjithë bashkërisht me presidenten Osmani jemi bashkuar për qëllime më madhore”, tha Avdyli për FrontOnline.
Sipas Avdylit, nëse kishte me qenë në pyetje arsyeja personale bashkimi me VV nuk do të ndodhte.
Ai thotë se ky bashkëpunimi VV-GUXO do të vazhdojë edhe më tutje.
“Për qëllime personale kishim ndejtë në klubin e vjetër politik e jo me u bashku me VV. Ky bashkim do të vazhdojë sepse kemi shumë punë përpara”, deklaroi Avdyli.
Deputeti i GUXO thotë se nuk ka përçarje në këtë subjekt, por mendime të ndryshme.
“Nuk ka përçarje, por ka mendime të ndryshme të herëpashershme për procese të ndryshme. Ka dallime për çështje të caktuara. Kjo është demokracia, kemi pluralizëm të ideve dhe mendimeve”, shprehet Avdyli për FrontOnline.
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti