×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli e konfirmon që vëllai ia plagosi djalin, ofendon mediumin që raportoi: Ju jeni kazan plehrash

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Raportimin e Sinjalit për një rast të plagosjes aksidentale që ndodhi në familjen e deputetit të zgjedhur Haxhi Avdyli, e konfirmoi vet ai, por më pas shpërtheu në ofendime ndaj redaksisë. Vëllai i tij, Naser Avdyli, para rreth dy javësh e ka plagosur nipin e tij, djalin e Haxhiut, me një pushkë ajrore ilegale. Për këtë incident, janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndërsa Sinjali ka kontaktuar edhe vet deputetin Avdyli.

    Fillimisht, Avdyli thotë se arma me të cilën është plagosur djali i tij është ‘sportive’, por më pas e pranon se i biri ka pësuar lëndime të lehta.

    Duke tentuar ta arsyetojë vëllain, ndaj të cilit është iniciuar rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe për armë ilegale, ai thotë se pushka të cilën e ka përdorur Naser Avdyli, “as zogun nuk e vranë”.

    “Jo, jo, nuk janë ato plagosje, ajo është armë sportive, nuk janë armë të vërteta. Normalisht ajo është plagosje e vogël. Ajo është armë sportive, e padëmshme. Janë lëndime të vogla, që nuk ka kurrfarë rëndësie. Djali është shumë mirë, ka shku në shpi menjëherë. Pra nuk është armë, është pushkë ajrore. As zogun nuk e vranë ajo, është pushkë ajrore.”

    Për të mos mbaruar me kaq, deputeti që arriti të fitojë një mandat tjetër në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka shpërthyer në ofendime ndaj redaksisë së Sinjalit.

    Edhe pse vet e konfirmoi incidentin e vëllait, ai akuzoi se po bëhen shpifje, e më pas u drejtua me fjalët “ju jeni kazan plehu, kazan i mbeturinave” dhe fjalë të tjera – e më pas e ndali telefonin.

    “A kaq po iu intereson juve kjo punë a qysh. Ju a din çka jeni, qysh është puna e juaj, ju jeni veç një kazan që merreni me shpifje, që shpërndani mbeturina, qikaq ma shumë nuk jeni. Edhe ma kurrë nuk ki nevojë me thirrë. Kjo s’është plagosje. Ju jeni kazan që merreni me sene, ju Sinjali jeni kazan plehu, që veç plehnoni”. Kazan i mbeturinave që shpërndani dezinformata, I ndotni njerëzit. Edhe baju…”.

    Megjithatë, raportimi i Sinjalit është i mbështetur edhe në përgjigjen e Prokurorisë, që e konfirmon se se rasti po hetohet dhe janë në fazën e grumbullit të provave.

    “Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se lidhur me rastin prokurori i çështjes pasi që ka marrë informatën nga policia dhe ka siguruar të gjitha provat materiale, ku në bazë të tyre bëhej fjalë për plagosje aksidentale me pushkë ajrore, ka inicuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me këtë rast është sekuestruar pushka ajrore.

    Aktualisht, rasti është në punë dhe është në fazën e mbledhjes dhe grumbullimit të provave relevante, të cilat do t’i kontribuojnë ndriçimit të plotë të këtij rasti.” – kanë thënë nga Prokuroria për Sinjalin.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.