Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka lënë të nënkuptohet se LDK tashmë ka zgjedhur moton e re me të cilën do të shkojnë në zgjedhje..
Ai ka shkruar “BesëLidhja” në postimin e tij, raporton Front Online.
Kujtojmë se LDK sot është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku po diskutohet edhe për nominimin e kandidatit për Kryeministër, ndërkohë që është bërë e ditur se tashmë kanë zgjedhur Arban Abrashin si Sekretar Organizativ.
Pjesë e kësaj mbledhje nuk ishin dy anëtarët e Kryesisë, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, të cilët duket se kanë pakënaqësi rreth kandidatëve potencial për kryeministër./Front Online/