Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar mbylljen totale për shkak të rritjes enorme të të infektuarve me Covid-19.
Po këto vendime po cilësohen si pa plan nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai thekson se Qeveria po merr vendime “ad-hoc” dhe të njëjtat po i ndryshon shumë shpesh duke shkaktuar konfuzion.
Tutje, Bajqinovci shprehet se në rast të një mbylljeje totale, nëse nuk ndihmohen qytetarët dhe bizneset, do të ketë problematika të mprehta në tejkalimin e saj.
“Unë mendoj se nëse nuk iu ndihmohet bizneseve por edhe qytetarëve të Kosovës, dhe nëse marrin vendime për mbyllje totale, pa ndihmën e shtetit unë nuk e di sesi do të përballen qytetarët dhe bizneset. Pra duhet të mendohet mirë para se të mirret një vendim i tillë për mbyllje totale. Këta nuk kanë plan se si duhet të dilet nga kjo krizë” tha Bajqinovci për Gazeta Blic.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitive me Covid 596 persona si dhe kanë humbur jetën pesë të tjerë.