Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar konferencë për media, pas seancës së mbajtur të Kuvendit për konstituimin e Qeverisë.
Një gjë të tillë e kanë bërë me dije nga Zyra e Kreyministrit, nëpërmjet një njoftimi për medie.
“Agjenda e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës e datës 22.3.2021
1. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti mban konferencë për media.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 20:30”, thuhet në njoftim.