-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti: LDK-ja duhet të riorganizohet përmes një procesi zgjedhor

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka kërkuar reflektim të thellë dhe përgjegjësi nga strukturat drejtuese të partisë. Ai ka theksuar nevojën për një proces zgjedhor të brendshëm me qëllim riorganizimin e LDK-së.

    Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hoti ka deklaruar se brenda LDK-së nuk ka vend për fraksione apo grupime të brendshme.

    Ai është shprehur i zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve dhe ka theksuar se, ndonëse përpjekjet e anëtarëve kanë qenë maksimale, ato nuk kanë mjaftuar për të fituar besimin e qytetarëve.

    “Qëndrimin tim e kam paraqitur në Kryesinë e LDK-së. Mendoj se duhet të fillojmë një proces të ri riorganizimi, nga niveli i nëndegëve deri te lidershipi i partisë. Rezultati na ka dëshmuar se, pavarësisht përpjekjeve tona, nuk kemi arritur të bindim qytetarët. Prandaj, është e domosdoshme të reflektojmë dhe të ristrukturohemi në të gjitha nivelet”, tha Hoti.

    Sipas tij, ky riorganizim mund të arrihet vetëm përmes një procesi të brendshëm zgjedhor, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me statutin e partisë. Ai ka kujtuar se një proces i ngjashëm ndodhi edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, kur LDK ndërmori hapa për të rikthyer stabilitetin dhe besimin..

    “Pas këtij rezultati, është koha të rindërtojmë besimin. Unë besoj se LDK jo vetëm që ka mundur të fitojë në këto zgjedhje, por mund të dalë fituese në çdo garë, nëse arrin të bashkojë të gjitha shtresat brenda saj – të rinjtë, profesionistët, gratë dhe burrat – në një platformë të përbashkët dhe vizionare”, përfundoi Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputeti nga NISMA, Fatmir Limaj për Front Online ka folur edhe në lidhje me diskutimet që ka bërë me deputeten Duda Balje....
    Lajme24 Korrik 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar deputetët e VV-së po e arsyetojnë dhunën që dikur e kanë bërë në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zyrtarizuar sot kandidaturat për komunat e Lipjanit dhe Shtimes në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen...
    Të tjera
    Vip24 Korrik 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private....
    Sport24 Korrik 2025
    Benfica është duke punuar intensivisht për të rikthyer João Félix në “Estádio da Luz”, me bisedimet që tashmë kanë nisur mes klubit...
    Lajme24 Korrik 2025
    Valon Totaj, kryetar i Gjykatës së Apelit, gjatë mbledhjes së 350-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). ka thënë se në një...
    Lajme24 Korrik 2025
    Nesër pritet të zhvillohet seanca e 52-të e Kuvendit të Kosovës, një seancë vendimtare pasi përmbush afatin kushtetues prej 30 ditësh, të...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Një gjyqtar hetues në Gjykatën e Qarkut të Splitit ka dënuar tre burra britanikë, dy prej të cilëve janë nga Kosova, me...
    Lajme24 Korrik 2025
    Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.