×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti ia vazhdon mandatin në Bord të Aviacionit Civil djalit të deputetes së LDK-së

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Ardian Gaxherri, djali i deputetes së LDK-së, Besa Gaxherrit, do të jetë edhe për një mandat anëtar i Bordit të Aviacionit Civil. Vendimi është marrë sot nga kabineti i Avdullah Hotit.

    Ardian Gaxherri do të jetë edhe për një mandat anëtar i Bordit të Autoritet të Aviacionit Civil (ACC).

    Përbërja e Bordit, pjesë e të cilit do të jetë edhe Gaxherri, është votuar sot nga kabineti i Avdullah Hoti.

    Ky vendim i nënshkruar nga Kryeministri ia vazhdon mandatin në këtë Bord, djalit të Besa Gaxherrit, deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo e cila e mban pushtetin së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.

    “Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil në këtë përbërje: Skender Halili, kryesues; Ardian Gaxherri, anëtar; Myzejene Selmani, anëtare; Jeton Paloka, anëtar; Nazlie Krasniqi-Korçaj, anëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë pas mbledhjes së 34-të, që është mbajtur sot.

    Besa Gaxherri dhe djali i saj Ardiani|Foto: Facebook

    Djali i deputetes së LDK-së, Gaxherrit, ishte akomoduar në Bordin e Aviacionit Civil, në qershor të 2016-ës.

    Atë kohë – vendimi për emërimin e tij ishte marrë vetëm pak muaj pasi nëna e Gaxherrit – qëndroi në seancën e Kuvendit kur Hashim Thaçi u zgjodh President i vendit, në shkurt të 2016-ës.

    Emërimi i Gaxherrit në Bord të Aviacionit Civil ishte bërë si “shpërblim” për deputeten e cila ia kishte bërë Thaçit kuorumin e nevojshëm për t’u zgjedhur President.

    Deputetja e Isa Mustafës kishte vendosur të qëndrojë në atë seancë, pavarësisht deklarimeve të saja të vazhdueshme, atë kohë, se ishte kundër që Hashim Thaçi të ulej në karrigen ku vite më parë ishte ulur Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, shkruan Gazeta Insajderi.

    Momenti kur Hashim Thaçi është zgjedhur President pas votave dhe mbështetjes së LDK-së|Foto: Google

    Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës (AAC) është themeluar me Ligjin për Aviacionin Civil si agjenci e pavarur rregullatore për aviacionin civil.

    AAC-ja është përgjegjëse për rregullimin e sigurisë së aviacionit civil dhe rregullimin ekonomik të aeroporteve dhe shërbimeve të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës.

    Aktivitetet në aviacionin civil në hapësirën ajrore të Kosovës zhvillohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për Aviacionin Civil, Konventën për Aviacionin Civil Ndërkombëtar të datës 7 dhjetor 1944 dhe Marrëveshjen për Themelimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit./GazetaInsajderi/FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Të premten fillimisht mbetet mot i butë, me vransira e intervale me diell, ku maksimalet shkojnë deri në 12C e 14C. Me...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Serbia po bën gjithçka për ta mbajtur Albin Kurtin në...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Banorë të lagjes së mirënjohur ‘Holliwood Hills’ në Kaliforni u evakuuan të mërkurën në mbrëmje pasi zjarri u përhap edhe në atë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Më shumë se 46 mijë palestinezë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Ministria tha se...
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se partia e tij do të marrë fitore nga mërgata edhe në votim, sikurse...
    Lajme09 Janar 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të...
    Vip09 Janar 2025
    Rovena pati një pyetje pikante ndaj Xhenetës në lojën e organizuar nga “Prishtina Mall”. Xheneta u shpreh se zgjedh të vërtetën teksa...
    Lajme09 Janar 2025
    Europen Democrat Students, organizata më e madhe studentore Europiane, i ka dalë në mbështetje, kandidatit për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.