×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV-i realizon planin për parandalimin e etheve hemorragjike

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka realizuar projektin për parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në komunat endemike si Malisheva, Rahoveci dhe disa fshatra të komunës së Klinës dhe Suharekës.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo u bë përmes realizimit të aktivitetit të repelimit të kafshëve në fermat blegtorale.

    “Preparati i përdorur në këtë aktivitet ka qenë “Deltanil Pour-On”, nga prodhuesi Virbac, Francë. Ky është një produkt veterinar i regjistruar në Regjistrin e Produkteve Medicinale Veterinare dhe përdoret kryesisht për kontrollin e ektoparazitëve te kafshët në ferma. Preparati është përdorur për repelimin e kafshëve si masë parandaluese kundër EHKK-së”.

    “Substanca aktive e këtij preparati është Deltamethrin, e cila ka veprim insekticid dhe akaricid, duke ndikuar në parandalimin dhe largimin e parazitëve të jashtëm si rriqrat, mizat dhe morrat te kafshët shtëpiake: gjedhët, delet dhe dhitë (dythundrakët), dhe në raste të veçanta, edhe te kuajt (njëthundrakët). Preparati i përdorur ka ofruar siguri, cilësi dhe efikasitet të lartë, ndërsa karenca e tij pas përdorimit është në përputhje me standardet e kërkuara për substancat aktive dhe limitet maksimale të lejuara në produktet me prejardhje shtazore”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Maj 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se sipas disa raportimeve, transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11...
    Lajme24 Maj 2025
    Besnik Tahiri i AAK-së ka thënë se efektet e bllokadës së institucioneve janë “kolosale, afatgjata dhe të pakthyeshme”. Ai thotë se nga...
    Lajme24 Maj 2025
    Me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Shifrat tregojnë se shumica e aksidenteve me e-skuter janë shpesh për shkak se vozitësi po tregohet budalla – ose i dehur. Dhe...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit që përfituan nga Marrëveshjet 30-vjeçare të Paqes së Dejtonit iu bashkuan amerikanëve të të dyja partive politike...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Rusia e ka shuar optimizmin e gjeneruar nga dëshira e Papa Leo XIV për paqe në konfliktin ukrainas. Sipas agjencisë ruse të...
    Lajme24 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje dje konfirmoi informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës...
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Tuneli i Llogarasë është hapur pas një periudhe 7-mujore. Shumë qytetarë dhe makina kanë pritur orën 09:00 të kësaj të shtune për...
    Lajme24 Maj 2025
    Kryeministri Edi Rama komentoi edhe fitoren në zgjedhjet e 11 majit gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e FII, Iniciativa e Investimeve...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.