×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz

    FrontOnline
    04 Nëntor 2024

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit të testeve përkatëse, gjatë këtij viti në gjithë territorin e vendit, është rezultuar me 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me sëmundjen e tuberkulozit.

    Zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi tha se AUV është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit te kafshët e llojit gjedhe.

    “Kemi 264 krerë gjedhe të infektuara me sëmundjen e TBC. Sipas të dhënave gjysma e tyre tashmë janë të asgjësuar. Por një problem që po na paraqitet është se në vatrat ku është e përhapur sëmundja, ka vonesa nga komunat për përcaktimin e lokacionit ku kryhet asgjësimi apo groposja“, tha ai për RTK-në.

    Në lidhje me këtë situatë edhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim i ka dërguar letër AUV-it për t’u njoftuar më shumë pas rasteve të tuberkulozit të kafshët.

    Kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli, tha se si komision do të angazhohen që fermerët e prekur të kompensohen.

    “Ne na kanë informuar fermerët për problemin e paraqitur, ku ne i kemi dërguar AUV-it e-mail që të marrim të dhëna se kur janë paraqitur rastet, cilat janë masat, kompensimet dhe ritestimet. Ne do ta mbikëqyrim punën e AUV-it nëse gjithçka është në rregull. Ne si komision do të bëjmë çmos që të kompensohen fermerët”, tha ajo.

    Por AUV theksoi së në këtë rast të gjithë fermerët e prekur do të kompensohen pa përjashtim, dhe në të njëjtën kohë do të mbulohen edhe shpenzimet e asgjësimit dhe groposjes.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thotë se tuberkulozi si sëmundje ngjitëse mund të përhapet nga kafshët te njeriu, por këto raste janë shumë më të rralla se nga rastet që përhapen nga personi në person.

    Sipas IKSHPK-së, forma më e zakonshme e tuberkulozit që bartet nga kafshët te njerëzit është tuberkulozi bovin (Mycobacterium bovis), i cili zakonisht gjendet te lopët, por mund të prekë edhe kafshë të tjera si dhitë dhe derrat.

    Infeksioni mund të ndodhë kur njerëzit konsumojnë qumësht të pagatuar ose produkte të tjera nga kafshë të infektuara, apo përmes kontaktit të afërt me kafshët e infektuara.

    Sëmundja e TBC tek gjedhet është sëmundje prezente në vend dhe rajon. Kurse programi kombëtar vjetor për monitorimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të kafshëve për vitin 2024 në Kosovë, ka filluar në muajin korrik të këtij viti.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Nëntor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar, ku pritet...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat kanë marrë...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar...
    Të tjera
    Vip04 Nëntor 2024
    Ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3. Ai jo vetëm që do...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Eman Rrahmati, deputet nga Nisma për Familjen tha se kundërshtimi i tij në Kuvendin e Kosovës për Kodin Civil është njëri nga...
    Vip04 Nëntor 2024
    Është prezantuar klipi me momentet romantike mes Dianës dhe Arionit. Në këtë klip u përmblodhën momentet e tyre më të afërta, e...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se tash e 4 vjet ish krerët e UÇK po përballen me padrejtësi. Në Facebook, Klinaku...
    Vip04 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burimi pas prezantimit të klipit të tij teksa bezdis vajzat, ai ka dhënë një mesazh...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të miratuar buxhetin për vitin 2025. Për këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.