×
  • Lajme
  • Lajme

    “Autostrada Prishtinë-Gjilan, premtimi i Kurtit ishte gabim”, Haziri-Aliut: Kjo Qeveri po e dështon me qëllim Anamoravën

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Nënkryetari i LDK’së,  Lutfi Haziri, i cili ishte edhe kryetar i Gjilanit ka komentuar deklaratën e mbrëmshmetë ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë – Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

    Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se përveç kësaj, Aliu duhet ta pranojë se gabim është edhe mospranimi i dështimit në Stadiumin e Qytetit, deshtimi i ndërtimit dhe vonesa e rrugëve regjionale e impiantit për trajtim të ujërave të zeza.

    “Duhet ta pranojë se krejt ‘projektet e Lutës’, siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen qe tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme.

    Shantazhi dhe kërcënimi i z.Hyseni ndaj Kuvendit Konunal është mospranim i gabimeve dhe vonesave të tij në dështimet në Gjilan. Anamoravën kjo Qeveri po e deshton me qëllim!”, shkroi Haziri.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar mbledhje partiake, ku do të diskutohet mënyra sesi kanë qeverisur. Kjo ngjarje partiake do të mbahet më 5...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit të saj. Në një postim në platformën X, Kurti ka thënë...
    Lajme03 Tetor 2024
    Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Muhamet Mavaraj, ka takuar Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Mavraj përmes një shkrimi në...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtarë “FSK dhe Partnerët 2024”, priti në takim atashetë e ministrisë...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka raportuar 99 persona janë vrarë dhe 169 të tjerë plagosur në 24 orët e fundit, si...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte vizitoi të enjten Ukrainën, në udhëtimin e tij të parë zyrtar që nga...
    Lajme03 Tetor 2024
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një rrahje sot më 3 tetor në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë. Për Klankosova.tv, Flora...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës në Gjilan ka vizituar edhe HANDIKOS-in, duke thënë se...
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë postimin e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili publikoi fotografi nga Klinika e re e Ortopedisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.