Mbrëmë spektakli i Big Brother VIP Albania ka ngjallur reagime të shumta në publik.
Derisa mikesha e ngushtë e Borës, Semi Jaupaj la studion gjatë emisionit, tani ka reaguar autorja e Përputhen, emision ky që e moderon Bora Zemani.
Në Instagram, Olsa ka publikuar një foto në të cilët kritikon ashpër Donaldin.
“Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurt dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”, shkroi Muhameti.
Kujtojmë se deri tani Bora Zemani nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale, madje fotografinë me varësen e Donaldit ajo vazhdon ende ta mbajë.