Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetimin lidhur me çmimin e barit remdesivir për trajtimin e COVID-19, i cili dyshohet se është shitur me çmime tepër të larta.
“Për t’i vërtetuar dhe forcuar këto dyshime, Hetuesit e AKK-së kanë filluar procedurën paraprake”, është shprehur Valon Prestreshi, Kryetar i AKK-së.
“AKK bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për t’i ndriquar këto dyshime”, ka shkruar ai.