×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Autoritetet e Bosnjës arsyetojnë numrin e vogël të policëve gjatë tentimit për arrestimin e Dodikut

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Nga Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftuan më 24 prill se në përpjekje për të arrestuar një ditë më parë presidentin e entitetit të Republika Sërpska (RS), Millorad Dodik, kanë angazhuar “një numër të vogël zyrtarësh policorë me rroba civile”.

    Nga kjo agjenci shtuan se kjo u bë “me qëllim të zvogëlimit të rrezikut dhe shmangies së ndonjë konflikti të mundshëm” gjatë zbatimit të urdhrit për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe Prokuroria shtetërore.

    “Kjo është gjithashtu një dëshmi se agjencia ka kujdes që të mos rrezikojë paqen dhe sigurinë në Bosnjë dhe Hercegovinë”, thuhet në njoftimin e SIPA-s.

    Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të entitetit të Republikës Sërpska në orët e mbrëmjes së 23 prillit kanë penguar hyrjen e pjesëtarëve të SIPA-s në ndërtesën e Qendrës Administrative të Qeverisë së RS-së në Sarajevën Lindore, ku në atë moment ndodhej Dodiku.

    Dodik, së bashku me kryetarin e Parlamentit të RS-së, Nenad Stevandiq, dhe kryeministrin Radovan Vishkoviq, akuzohen për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe ndaj tyre është lëshuar një fletarrestim qendror në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi nuk janë përgjigjur thirrjes së Prokurorisë së Bosnjës për t’u paraqitur në marrje në pyetje.

    SIPA ka bërë të ditur se gjatë operacionit, zyrtarët e saj policorë i kanë njoftuar oficerët e MPB-së të Republikës Sërpska, që ndodheshin përballë selisë së Qeverisë së RS-së në Sarajevën Lindore, si dhe sigurimin personal të Dodikut, për qëllimin e tyre për ta arrestuar Dodikun sipas një urdhri gjyqësor, por atyre u është thënë se arrestimi i Dodikut nuk do të lejohet.

    Ata theksuan se pjesëtarët e MPB-së të RS-së i kanë njoftuar kolegët e SIPA-s se ata “po marrin masa dhe veprime në përputhje me kompetencat e tyre për mbrojtjen e personit të mbrojtur, në përputhje me ligjet e RS-së”.

    “Për shkak të arsyeve të mësipërme, urdhri nuk u realizua, pas çka zyrtarët policorë të Agjencisë u larguan nga vendngjarja”, thuhet në njoftimin e SIPA-s.

    Në ndërkohë, po pritet edhe përgjigja ndaj kërkesës së Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila ka kërkuar nga INTERPOL-i që të rishikojë vendimin për refuzimin e kërkesës për lëshimin e një njoftimi të kuq ndërkombëtar për përfaqësuesit e udhëheqjes së Republikës Sërpska.

    Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, INTERPOL, nuk ka lëshuar një njoftim të kuq ndërkombëtar për Millorad Dodikun dhe Nenad Stevandiqin, pasi Gjykata e Bosnjës i kërkoi kësaj organizate një gjë të tillë më 27 mars.

    Prokuroria e Bosnjës më herët kishte kërkuar lëshimin e një urdhri ndërkombëtar të kërkimit, duke argumentuar se Dodik dhe Stevandiq, “duke përdorur pozitat e tyre të larta në RS, duke shmangur procedurat ligjore të kontrollit të kufirit, kaluan kufirin shtetëror dhe u larguan nga Bosnja”.

    Të dy funksionarët e lartë janë larguar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe janë kthyer disa herë në vend, pas lëshimit të fletarrestimit qendror.

    Pasi në fund të shkurtit, me një vendim të gjykatës së shkallës së parë, Dodik iu shqiptua një dënim me burg prej një viti dhe iu ndalua të merret me politikë për gjashtë vjet, autoritetet e RS-së miratuan një sërë ligjesh që ndalojnë veprimtarinë e organeve të drejtësisë dhe hetimit shtetëror të Bosnjës në territorin e këtij entiteti./Sinjali/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Misionit të OSBE/ODIHR-it publikoi sot gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit....
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Deri në orën 23:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4079 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë....
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Pas largimit të ASH-së të Arben Taravarit nga Qeveria ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti. Mexhiti në një status në rrjetin social Facebook,...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj idesë së ndarjes së 50 milionë eurove për subvencionimin e bizneseve...
    Bota/Rajoni12 Maj 2025
    Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave (BFS), një në tri gra në Zvicër ka lindur me prerje cezariane gjatë vitit...
    Lajme12 Maj 2025
    Pas publikimit të përgjimeve tronditëse në “Debat Plus”, ku protagonist ishte Hysri Selimi i arrestuar për spiunazh, televizioni Dukagjini ka vijuar hulumtimet,...
    Lajme12 Maj 2025
    Një ekip i ekspertëve të Bashkimit Evropian pritet të vijnë në Kosovë për të bërë matje, testime dhe inspektime të urës së...
    Lajme12 Maj 2025
    Gjendja e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është tejet rëndë. Një lexuesit për Klankosova.tv, ka dërguar videon duke...
    Lajme12 Maj 2025
    Presidentja, Vjosa Osmani po qëndron në Vjenë për vizitë zyrtare. Osmani ka pranuar sot “Çmimin për Evropën” nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.